SUPERLIGA E KOSOVËS

KF Besa Official
Pejanët arrijnë në Antalya
12 February, 2013 @9:14
Klubi nga Peja, Besa, pas marrëveshjes me sponsorin e ri Play 4 Win, përveç që ka transferuar disa lojtarë të rëndësishëm duke i rikthyer në Pejë, ata kanë shkuar edhe në Antalya të Turqisë për të kryer fazën përgatitore.
Kështu, mbrëmë faqja zyrtare e Besës ka postuar këtë fotografi duke njoftuar se futbollistët e saj kanë arritur në Antalya.
Besa e cila nuk kishte filluar mirë stinorin, është kthjellur në fund të vjeshtës duke e përfunduar pjesën e parë të Superligës në vendin e tetë me 21 pikë, ku ka të regjistruara 5 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje.