LIVERPOOL

REUTERS/Phil Noble
Merr në qafë skuadrën
11 February, 2013 @23:07
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk ka shfrytëzuar rastin ideal - të shënojë nga penalltia në minutën e 77-të ndeshjes.
Pas vetëm 4 minutash WBA ka shfrytëzuar rastin dhe nga një goditje nga këndi, ka qenë mbrojtësi veriirlandez Gareth McAuley që ka shënuar për mysafirët.
Ndërsa kur publiku priste barazimin nga një kundërsulm sulmuesi belg i WBA-së, Romelu Lukaku, ka shënuar për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 0-2. Kjo ka qenë fitorja e parë e skuadrës së Steve Clarckut në vitin 2013.
Me këtë fitore WBA ka dalë mbi Liverpoolin në tabelë me 37 pikë, e skuadra e Brendan Rodgersit ka mbetur në 36 pikë dhe ka rënë në pozitën e nëntë të tabelës.
REZULTATI:
Liverpool -WBA 0-2 | (McAuley 81, Lukaku 90) |