CHAMPIONS

REUTERS/Heino Kalis
Fitorja e pamundur në Spanjë!
11 February, 2013 @21:13
PSG, në krye me Carlo Ancelottin po kalon një formë shumë të mirë ku kanë fituar 13 ndeshje, nga 12 gjithsej të zhvilluara.
Rreziku kryesor për Valencian është kush tjetër pos Zlatan Ibrahimovicit, i cili është edhe shënuesi më i mirë për ekipin e tij.
Mirëpo PSG mund ta ndjejë mungesën e Thiago Silvas e Thiago Mottas, të cilët nuk mund ta ndihmojnë skuadrën e tyre si pasojë e suspendimit, përveç këtyre as trasnferimi i ri i parisienëve, David Beckham nuk do të jetë pjesë e skuadrës dhe sipas të gjitha gjasave ai do të debutojë të dielën në kuadër të ligës françeze, ku ekipi i tij do të përballet me Sochaux.
Në anën tjetër Valencia në krye me trajnerin e ri, Ernesto Valverde, do të mundohet ta shfrytëzojë avantazhin e të qenit vendas dhe nëse Roberto Soldado e Jonas janë në ditën e tyre të mirë atëherë PSG-ja nuk do ta ketë fare të lehtë të shënojë fitore.
CHAMPIONS LEAGUE
20:45 Mestalla, Valencia | Valencia - PSG | 12 shkurt 2013 |