LA LIGA

REUTERS/Sergio Perez
El Clasico, në ora 16:00!
11 February, 2013 @13:37
Kreu i gjigandit mediatik, Mediapro, që ka fjalën kryesore në përcaktimin e orareve të ndeshjeve të La Ligas, Juame Roures, ka thënë sot për radion RAC1 se “gati sigurtë” El Clasicoja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet në ora 16:00 me 2 mars.
Real Madridi kishte kërkuar këtë orar pasi që do të mund të pushojë 6 orë më shumë para ndeshjes së kthimit me Manchester Unitedin, në Old Trafford.
Ndërsa Roures, ka thënë se pas diskutimit me teknikët e transmetimit, është vërtetuar se ora kur luan Barcelona nuk është me rëndësi për shikuesit, pasi që të gjithë janë para televizionit. Këtë e dëshmuan edhe dje në ndeshjen që u luajt në ora 12 ndaj Getafes që u shikua shumë më shumë sesa Real Madrid - Sevilla!