NEROAZZURRI
Inter, i katërti
10 February, 2013 @22:38
Një Inter interesant dhe shumë kërkues është paraqitur sonte ndaj Chievos në stadiumin Giuseppe Meazza të Milanos.
Neroazzurrët e Andrea Stramaccionit përkundër se kanë pasur kundërpërgjigje të shpejtë nga veronezët, ata kanë arritur të kthehen në lojë dhe ta sigurojnë fitoren qysh heret në ndeshje.
Transferi i afatit kalimtar dimëror të Chievos, Samir Ujkani, ka qëndruar në bankën rezervë të veronezëve.
Me këtë fitore, Inter ka rikthyer pozitën e katërt në tabelë, duke dalë mbi Milanin. Inter aktualisht ka 43 pikë, një më pak se Lazio në të tretin dhe 2 më shumë se Milan në vendin e pestë.
REZULTATI:
Inter - Chievo 3-1 | (Cassano 2, Ranocchia 26, Milito 50 - Rigoni 21) |