HOTSPURS

REUTERS
Dënohet për 3 orë vonesë
11 February, 2013 @9:41
Për shkak të vonesës së paraqitjes në klub pas kthimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Emmanuel Adebayorit i është shqiptuar dënimi prej 160 mijë funtash.
Kështu ka bërë të ditur anglezja The Sun sot, derisa këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Hotspursave, Andre Villas Boas.
Adebayor është dashur të paraqitet në klub në ora 15:00 të premten, por ai ka arritur ta bëjë këtë tek në orën 18:00.
Bile, Tottenham është dashur që të dërgojë aeroplan privat për ta marrë sulmuesin e tyre, i cili përfundoi aventurën në kontinentin e tij, të dielën e kaluar.
Adebayor që pagohet 80 mijë funta në javë nga Tottenham, është futur nga banka rezervë në lojë në ndeshjen ndaj Newcastle-it që londinezët e fituan 2-1 në saje të golave të Gareth Bale-it.