CHAMPIONS

REUTERS/David Moir
Buzëqeshja italiane në Skoci
11 February, 2013 @20:27
Edhe pse është vërejtur një mungesë kualiteti në ekipet skoceze, Celtic si dhe rivalët e përbetuar të tyre, Rangers, megjithatë kanë pasur disa suksese në paraqitjet e tyre në garat kontinentale, gjatë dekadës se fundit.
Në 2002/03, Celtic arriti në finaen e kupës UEFA (sot, UEFA Europa League), edhe pse humbën nga Porto e Jose Mourinhos, atëbotë, ku trajneri Lennon ishte pjesë e skuadrës startuese.
E kualiteti i asaj paraqitjeje nuk duhet të nënvlerësohet. Ditët më të lavdishme të Celticut, datojnë në 1967 kur edhe e ngritën trofeun më të vlefshëm në Europë, atëbotë ata mposhtën Milanin me rezultat 2-1.
Gjigandët nga Glasgow gjithmonë kanë qenë të pa-parashikueshëm, kështu që edhe Juve duhet të ketë kujdes, sidomos në Celtic Park.
Patjetër, që kampionët Italian dhe dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve, janë favoritë para ndeshjes, ngase ndër tjerash e zotërojnë një mesfushë shumë të fortë, në krye me Andrea Pirlon, që në bashkëpunim me Quagliarellan, Givincon e Vucinicin në sulm, krijojnë frikë për çdo kundërshtarë.
Mirëpo edhe Celticu ka impresionuar, gjatë këtij sezoni, sidomos me mesfushorin Victor Wanayama i cili ka zgjuar shumë interesim, dhe është futur në listat e transferimeve për ekipet e mëdha, gjithashtu edhe Garry Hooper është duke kaluar një stinor shumë të mirë, ku ka tundur rrjetat kundërshtare 14 herë.
Se do të jetë një ndeshje e fortë, nuk ka dyshim, ngase që të dyja ekipet vijnë pas fitoreve të shënuara, në ligën skoceze, respektivisht italiane.
Çkado që ndodh në Parkhead, është e sigurtë që do të jetë një natë magjike dhe gjithashtu vlen të përmendet se rreth 60,000 tifozë do të jenë të gatshëm për mbështetje të fortë ndaj skuadrës skoceze, e cila për herë të fundit në këtë fazë u kualifikua në stinorin 2007/08.
CHAMPIONS LEAGUE
20:45 Celtic Park Stadium, Glasgow | Celtic - Juventus | 12 shkurt 2013 |