DEKLARATA PAS NDESHJES

Bledar Devolli i lumtur në rikthimin me fitore
4 March, 2023 @16:24
Trajneri i ri i Drenicës, i rikthyeri Bledar Devolli, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e arritur sot me ekipin e tij ndaj Ferizajit. Edhe pse minimale, për Drenicën kjo fitore ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që ka ardhur pas 5 ndeshjesh radhazi dhe pas tri humbjesh në pranverë.
“I lumtur që u riktheva në Skenderaj, këtu ndihem si në shtëpi. Besoj që është me rëndësi që kemi fituar ndeshjen, pjesa e parë nuk ishte e mirë, në të dytën ishim më në ritëm dhe shënuam. Kundërshtarin e detyruam të luajë me topa të gjatë, por jam shumë i lumtur me rezultatin, e edhe më shumë për çunat,” ka thënë ai në deklaratën e dhënë pas fitores së shënuar sot.
Me fitoren e sotme, Drenica ka dalë nga fundi i renditjes tabelare. Devolli zënvendësoi të larguarin Bekim Shotani në pozitën e trajnerit të skuadrës.