Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURRËS

Blendi Shkëmbi nis misionin e këndelljes

Blendi Shkembi gjatë ditës së parë të punës si i rikthyer te Tetuta/ Foto: KFTeuta/fb

Blendi Shkëmbi nis misionin e këndelljes


8 September, 2022 @15:18

Pas ndarjes me Renato Arapin dhe emërimit të Blendi Shkëmbit si pasardhës të tij, Teuta ka filluar të kërkojë këndelljen në Superiore të Shqipërisë.

Shkëmbi, ka drejtuar Teutën edhe më parë dhe në rikthimin e tij ai e din shumë mirë ç‘duhet bërë për të këndellur skuadrën e durrësakëve.

Kështu, korçari Shkëmbi tash me Djemtë e detit po kërkon fitore që në përballjen e parë të tyre të cilën e luajnë nesër ndaj Kukësi.

Teuta nuk ka shënuar ende fitore këtë stinor dhe ka bilans 2 barazime e 1 humbje, ndërsa Kukësi është edhe më keq, duke regjistruar 1 barazim e 2 humbje në nismë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore