Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Bleon Sekiraqa, përforcimi i parë te Trepça’89

Fotot: KFTrepca89/fb

Bleon Sekiraqa, përforcimi i parë te Trepça’89


27 June, 2022 @15:12

Futbollisti që luan si mesfushor, por ka tipare ofanzive, Bleon Sekiraqa, është përforcimi i parë i Trepçës’89 për stinorin 2022/23.

Trepça’89 ka zyrtarizuar afrimin e parë për stinorin në vijim, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se Sekiraqa ka nënshkruar për një stinor.

“Minatorët bëjnë afrimin e parë për këtë merkato. Bleon Sekiraqa është emri më i ri qe i bashkohet Klubit të Minatorëve. Mesfushori me tipare ofanzive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar pregaditjet për sezonin e ri 2022/23. Mirëseerdhe Bleon.” - ka shkruar njoftimi i ekipit që u rikthye në Superligë këtë stinor.

89-shi kishte rënë dy stinorë më parë në Ligë të Parë, por nën drejtimin e Shpëtim Idrizit ekipi u rikthye me të parën në Superligë, duke fituar Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.

Ai në pjesën e parë të stinorit të kaluar ka qenë pjesë e Ballkanit, ku nuk pati shumë minuta, për të kaluar në janar te Drenica ku përfundoi stinorin 2022/23.

Sekiraqa është 21-vjeçar ndërsa vlera e tij në transfermarkt.de llogaritet rreth 75 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga