TE RIVALI LOKAL

Blerim Krasniqi, më parë kishte luajtur për SC Gjilanin, tash te rivali i qytetit, Drita FC/ Foto: SCGjilani (arkiv)
Blerim Krasniqi rikthehet në Kosovë, tash te Drita
23 June, 2023 @15:26
Sulmuesi Blerim Krasniqi, që kishte bërë karrierë te SC Gjilani gjatë stinorit 2021/22 i është ritkhyer futbollit të Kosovës, por tash do të jetë pjesë e ekipit rival të Gjilanit, FC Drita.
Drita e ka prezantuar lojtarin duke nënshkruar kontratë me ekipin, ndërsa marrëveshja me lojtarin është bërë për një periudhë 2-vjeçare. Kavajasi Krasniqi është 187 centimetra i gjatë, ndërsa luan si qendërsulmues, e së fundi ka qenë pjesë e ekipit rumun, Mioveni.
“Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria. Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare. Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë. Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dy vjeqare. Mirë se vjen Blerim,” ka shkruar FC Drita në njoftimin e saj.
Drita është nënkampione aktuale e Kosovës, ndërsa do të merr pjesë në gara evropiane këtë verë. Ekipi gjilanas përballjet e para evropiane të verës do t’i ketë ndaj një kundërshtari jo të lehtë, Viktoria Plzen.◼️