Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JEROME BOATENG

Boateng thyen rregullat e karantinës, Bayern e dënon

Boateng thyen rregullat e karantinës, Bayern e dënon


2 April, 2020 @19:34

Bayern Munchen e dënoi mbrojtësin e skuadrës Jerome Boateng, i cili ka thyer rregullat e karantinës duke u larguar nga qyteti për të vizituar djalin e tij të sëmurë.

Në komunikatën e lëshuar nga klubi bavarez është thënë se futbollisti 31 vjeçar ka thyer rregullat e përcaktuara nga klubi.

Bavaria ka qenë rajoni i parë i Gjermanisë që është futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Boateng në anën tjetër ka thënë se e respekton vendimin e klubit, por e ka quajtur të dhimbshëm.

“E di se kam bërë gabim pasi që nuk e kam informuar klubin për udhëtimin tim, por për momentin vetëm djalin e kam në mend. Ai nuk është mirë me shëndet. Kur një fëmijë e thërret babain, natyrisht se do të shkojë pa marrë parasysh ku dhe kur,” ka thënë Boateng për Bildin.

“Dua të shoh se cili baba nuk shkon në një moment të tillë për të qenë afër djalit 4 vjeçar. Nëse ka dënim për këtë rast, e respektoj. E shoh si të dhimbshëm këtë rast,” ka thënë ai.

Bayern nuk ka treguar shumën e dënimit të shqiptuar për Boatengun, por ka bërë të ditur se kjo shumë do t’i dhurohet spitaleve të Mynhenit.

“Bayern beson se klubi ka përgjegjësi që të jetë shembull për të gjithë,” ka përfunduar njoftimi i rekord kampionit të Gjermanisë.


 
Të gjitha lajmet nga