ASISTENTI
Bogdani, ndihmës i De Biasit
30 August, 2015 @8:33
Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, do të punojë tash e tutje si ndihmës i përzgjedhësit italian të kombëtatres, Gianni De Biasi.
Bogdani, që ka bërë karrierë në ekipet e ndryshme të Serie A-së, nga dita e hënë do të jetë zëvendësues i Altin Lalës në këtë pozitë.
Tiranasi është futbollisti që ende mban rekordin për numrin e golave të shënuara me përfaqësuesen shqiptare, 18. Ndërsa ai u zyrtarizua nga vetë De Biasi, që kishte pohuar se Bogdani do të jetë zëvendëstrajner i kuqezinjëve.