PRISHTINË
E dyta me radhë
29 August, 2015 @19:07
Ekipi i Arsim Thaçit, Trepça’89, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në stinorin e ri, duke e mposhtur sot Llapin 1-2 si mysafir.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, derisa mitrovicasit morrën epërsinë në minutën e 12-të të ndeshjes përmes Pleurat Hajdinit.
Sidoqoftë, përforcimi më i bujshëm i llapjanëve, Enis Zabërxha shënoi për të barazuar në 1-1, por kur skuadrat përgatiteshin për fund të pjesës së parë Mërgim Pefqeli shënoi për epërsinë e Trepçës’89, që doli të jetë vendimtare edhe pas 90 minutave lojë.
Trepça’89 merr lidershipin me këtë fitore duke mbledhur 6 pikë pas dy xhirove, derisa ndeshja u ndërpre për afro 10 minuta pasi që një tifoz u fut në fushë të lojës.