Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, BRAZILI - KOREA JUGORE

Brazili shkëlqen

Brazili shkëlqen


5 December, 2022 @22:12

Me një paraqitje shkëlqyese, Brazili ka arsyetuar vlerësimet se është favorit për të fituar Botërorin e Katarit. Kareokët kanë kaluar Korenë Jugore me një lojë dërrmuese për kundërshtarin, duke shënuar 4 herë në pjesë të parë, për të fituar ndeshjen, Brazili 4-1 Korea Jugore [Vini Jr 7, Neymar 13pen., Richarlison 29, Lucas Paqueta 36 - Paik Seung-ho].

SKEMA E BOTËRORIT

Vinicius Jr hapi llogarinë e sontme për kanarinat, ndërsa i rikthyeri nga lëndimi, Neymar shënoi penalltinë në mënyrë magjike, për të dyfshiuar epërsinë e hershme. Nuk vonoi, pasoi edhe një 7-minutësh brilance derisa Richarlison shënoi pas disa kombineve perfekte në zonë, për të mbyllur pjesën e parë me Lucas Paquetan.

Brazil

Deri në fund, Korea Jugore shënoi golin e nderit përmes Paik Seung-ho‘së, ndërsa u përshëndet nga Botërori i Katarit pas një paraqitjeje të mirë në fazën grupore të garës.

REZULTATET, ORARI, RRUGA DREJT FINALES

Neymar është bërë njëri nga tre brazilianët në histori që ka shënuar në tre Botërorë të ndryshëm, pas Pelesë dhe Ronaldos. Përndryshe me sonte, Brazili është bërë ekipi i parë që ka përdorur së paku për disa minuta në fushë të gjithë lojtarët e ftuar nga lista fillestare e Tites.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori