Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMOCIONET E BRAZILIANËVE

Brazilianët e përjetojnë ndryshe ftesën për “Katari 2022”

Brazilianët e përjetojnë ndryshe ftesën për “Katari 2022”


8 November, 2022 @14:09

Se sa është i rëndësishëm futbolli në Brazil dhe sa e duan lojtarët e atjeshëm pjesëmarrjen në kombëtare të tyre dhe veçanërisht ftesën për Botërorin e radhës, është parë edhe njëherë dje.

Gjatë ditës së djeshme selektori i Brazilit, Tite, shpalli listën e lojtarëve të ftuar për në “Katari 2022”, mirëpo asnjëri nga futbollistët nuk e dinte nëse është i përfshirë në listën përfundimtare për Botërorin që nis me datën 20 të këtij muaji dhe për herë të parë do të luhet në fund të vjeshtës.

Brazilians

Richarlison i Tottenhamit, Anthony i Manchester Unitedit dhe disa lojtarëve tjerë u kanë dalë momentet emocionuese në rrjete sociale për të treguar gëzimin e madh që kanë pasur ata kur kanë shikuar drejtpërdrejtë shpalljen e listës nga përzgjedhësi Tite.

Brazili llogaritët ndër TOP 3 favoritët për të fituar Botërorin në Katar, ndërsa për herë të fundit kariokët kanë fituar në “Kore dhe Japoni 2002” kur Ronaldo i kishte sjellë trofeun e pestë në histori rekord-fituesve të Kupës së Botës, duke e mposhtur Gjermaninë në finale 2-0.

Brasil



LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FTUAR:

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City), Weverton (Palmeiras)

Mbrojtës: Dani Alves (no club), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Thiago Silva (Chelsea), Eder Militão (Real Madrid), Danilo (Juventus), Alex Sandro (Juventus), Alex Telles (Sevilla), Bremer (Juventus).

Mesfushorë: Casemiro (Manchester United), Fred (Manchester United), Fabinho (Liverpool), Bruno Guimarães (Newcastle), Lucas Paquetá (West Ham), Everton Ribeiro (Flamengo).

Sulmues: Neymar (Paris Saint-Germain), Vinicius Jr. (Real Madrid), Richarlison (Tottenham), Raphinha (Barcelona), Antony (Manchester United), Gabriel Jesus (Arsenal), Gabriel Martinelli (Arsenal), Pedro (Flamengo), Rodrygo (Real Madrid).

 
Të gjitha lajmet nga Botërori