Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 MINUTAT DRAMATIKE NË "GTECH"

Brentford prish planet e Man United për Champions!

Brentford prish planet e Man United për Champions!


31 March, 2024 @1:40

Përfundim dramatik ka pasur ndeshja në “Gtech Community Stadium” derisa Kristoffer Ajer shënoi në minutën e nëntë të kohës shtesë për t’ia siguruar barazimin Brentfordit ndaj Manchester Unitedit, që kishte marrë epërsinë në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes!

Ishte zëvendësuesi Mason Mount që shënoi për Unitedin duke menduar se i solli fitoren ekipit të Erik ten Hagut, ndërsa dha golin e parë për ekipin nga “Old Trafford” në Premiership prej se arriti aty. Por, Manchester United edhe njëherë tregoi se sa i “ndijshëm” është në mbrojtje, derisa pranoi golin dhe uli gjasat për Ligë të Kampionëve në stinorin e ardhshëm.

Manchester United, i gjashti në renditje tabelare aktualisht ka 48 pikë, 8 më pak sesa Tottenham që është i pesti, pas 29 xhirosh të luajtura. Brentford në anën tjetër është i 15. me 27 pikë.

Brentford 1-1 Manchester United [Kristopher Ajer 90’+9 - Mason Mount 90’+6]

 


 
Të gjitha lajmet nga