ARSENAL - SOUTHAMPTON

Foto: Premier League
Broja 70 minuta, Arsenali rikthehet te fitoret
11 December, 2021 @18:06
Pas 2 humbjeve radhazi në ligë, Arsenali te fitoret është kthyer sot në takimin ndaj Southamptonit.
Me golat e Lacazette, Odegaard e Gabriel, Arsenali sot shënoi fitore bindëse 3-0 ndaj “The Saints”, për t’u ngjitur në vendin e pestë në renditje.
Te skuadra mysafire startues sot ishte Armando Broja, sulmuesi shqiptar, i cili luajti plot 70 minuta.
Ndeshjen e ardhshme Arsenali e luan ndaj West Hamit në shtëpi, kurse Southamptoni i shkon Crystal Palacet në Londër.