Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Broja: Isha i lënduar, trajnerit i thashë “Po”

Foto: FSHF

Broja: Isha i lënduar, trajnerit i thashë “Po”


9 October, 2021 @23:29

Njeriu vendimtar në ndeshjet e fundit të Shqipërisë që i solli 6 pikë të pastra ndaj Hungarisë, Armando Broja, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së kuqezinjëve në Budapest ka thënë se ka qenë i lënduar pardje!

Ai ka bërë të ditur se kur u pyet nga Edy Reja nëse është i gatshëm për të hyrë në fushë i ka thënë:

“Kam qenë i lënduar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë,” ka thënë Broja pas ndeshjes.

RAPORTI dhe GOLI | TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror