Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP | SOUTHAMPTON - WEST HAM UNITED

Broja shënon, Southampton eliminon West Hamin nga Kupa

Foto: southampton/fb

Broja shënon, Southampton eliminon West Hamin nga Kupa


2 March, 2022 @22:53

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, përsëri ka qenë ndër figurat markante të ndeshjes së ekipit të tij Southampton. Ai u fut në pjesë të dytë të ndeshjes, për të zëvendësuar Shane Long.

Ai ka shënuar golin e fundit të përballjes, ndërsa Southampton ka avancuar tutje në FA Kupë të Anglisë, pasi që eliminoi West Ham Unitedin e rrezikshëm, 3-1 [Perraud 31, Prowse 69p., Broja 90+5 - Antonio 60]

Edhe në golin e dytë të ekipit të tij, protagonist ka qenë Broja, i cili u pengua në zonë, kur referi sinjalizoi penallti të cilën e konkretizoi James Ward-Prowse.

Me këtë, Southampton arrin cerekfinalen e FA Kupës angleze.

 


 
Të gjitha lajmet nga