SKENDERAJ

Bruno Arrabal ndahet me Drenicën!
27 March, 2022 @22:49
Futbollisti brazilian i Drenicës, Bruno Arrabal, nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Skenderaji, ka bërë të ditur klubi i Drenicës përmes një komunikate të lëshuar në llogarinë e saj në Facebook. Borozani.com
Arrabal me Drenicën janë ndarë miqësisht me kërkesë të lojtarit, pasi që arsyeja e ndarjes është thënë të jetë emergjencë familjare dhe futbollisti është detyruar të kthehet në Brazil.
Drenica ka falenderuar futbollistin për kontributin e tij dhënë për klubin dhe i ka dëshiruar suksese në karrierën e mëtejme.