Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI H: PORTUGALIA - URUGUAJI

Bruno Fernandes i jashtëzakonshëm, kualifikon Portugalinë!

Bruno Fernandes i jashtëzakonshëm, kualifikon Portugalinë!


28 November, 2022 @22:48

Portugalia ka siguruar një vend në të tetën e finales së Kampionatit Botëror “Katari 2022” me fitore ndaj Uruguajit në një ndeshje jo fort për tu mbajtur në mend në stadiumin Lusail.

Ndeshja nuk tregoi cilësi të lartë, ndërsa u hap pas golit të Bruno Fernandesit, që ishte një krosim i gjatë, që përfundoi në rrjetë të portierit uruguajan Sergio Rochet.

Bruno Fernandes

Portugalia 2-0 Uruguaji [Bruno Fernandes 54, 90+3pen.]

Portugalia vrapoi më shumë sesa Uruguaji deri sa mori epërsinë, ndërsa këta të fundit tash duhet të bëjnë cmos ndaj Ganës për të shpresuar në kalim tutje. Më të mirin rast e kishte Rodrigo Bentacur, që tentoi bukur por u ndalë nga Diogo Costa. Më vonë, Maxi Gomez qëlloi shtyllën derisa latinoamerikanët kërkonin barazimin.

Mirëpo, portugezët siguruon fitoren në kohën shtesë kur Bruno Fernandes shutoi saktë nga penalltia pasi që VAR intervenoi nga një prekje me dorë e Jose Gimenezit. Fernandes më vonë kishte rast edhe për hat-trick, para fishkëllimës së fundit të referit të ndeshjes, por goditja e tij u ndalë nga shtylla.

Portugalia e kualifikuar me 6 pikë, ndeshjen e fundit e luan me Korenë Jugore që ka 1 pikë, ndërsa Uruguaji që gjithashtu ka 1 pikë do të luajë ndaj Ganës, që ka 3.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori