GAME 2: BUCKS - CELTICS
Bucks barazon serinë
1 May, 2019 @10:27
Lojtarët e skuadrës së Milwaukee Bucksit, gabimet në ndeshjen e parë nuk i përsëritën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bostonit dhe kështu e barazuan serinë në 1-1.
Ndeshja përfundoi me rezultat 123-102.
Starti i dobët i yllit grek Antetokounmpo, bëri që Bostoni ta ngrit epërsinë deri më 7 pikë, por më pas erdhi këndellja e grekut dhe e përfundoi ndeshjen me double-double.
Antetokounmpo ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes te Bucks me 29 pikë, derisa në statistikat personale i shtoi edhe 10 kërcime e 4 asistime.
Në humbjen e Bostonit ndikoi edhe performanca e dobët prej 9 pikëve e Kyrie Irvingut, kurse më i dalluari ishte Marcus Morris me 17 pikë.
Tani seria do të bartet në “TD Garden” të Bostonit. Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 4 maj në ora 02:00.