ALBERT BUNJAKI

Bunjaki: Valonit i ofruam edhe shiritin e kapitenit
12 March, 2021 @19:55
Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur për deklatarën e Valon Behramit, i cili kishte thënë se nuk kishte ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës.
“Realiteti është që Valoni ka qenë prioritet, madje u munduam deri në ditën e fundit para kualifikimeve në vitin 2016, me e afru Valonin.
“Kam qenë personalisht në Zvicër edhe në Angli për t’u takuar me Valonin, kam pasur kontakte të rregullta me babain e Valonit.
“Përpjekjet për afrimin e Valon Behramit kanë qenë edhe prej kryetarit të ndjerë Fadil Vokrrit, kështu që Valoni ka pasur jo vetëm ftesë, por edhe më shumë se ftesa, ngase kemi ofruar edhe shiritin e kapitenit për t’u treguar të sinqertë. Kemi pasur një projekt shumë të rëndësishëm, ngase ardhja e Valonit do të ishte e rëndësishme edhe për lojtarët e tjerë.
“Kështu që Valon Behrami kishte ftesë nga ne”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës për FFK-në.