PËRFAQËSUESJA
Bunjaku kërkon edhe futbollistin e Galatasarayit
28 June, 2016 @17:39
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, po vazhdon të punojë për ta krijuar një ekip të denjë për kualifikimet e Kampionatit Botëror që do të fillojë në shtator, ku Kosova do të garojë për herë të parë.
Në një intervistë për mediumin turk, Skorer, Bunjaku pranoi se përveç futbollistit të Besiktasit, Necip Uysal, edhe përforcimi më i ri i Galatasarayit, Serdar Aziz, është nga ata futbollistë që do të dëshironte t’i ketë në skuadër.
“Necip Uysalin po e kërkojmë, por kjo nuk përfundon me kaq. Mendojmë se në Turqi ka shumë futbollistë që kanë të drejtë ta veshin fanellën e Kosovës. Do të donim që edhe Serdar Aziz ta veshte fanellën e Kosovës. Për këtë, duhet të negociojmë me Federatën e Futbollit të Turqisë dhe vetë lojtarin. Mirëpo për gjithë këtë, së pari duhet të presim që të përfundojë EURO 2016,” ka thënë Bunjaku.
Megjithëse më parë i kanë mbrojtur ngjyrat e Turqisë, as Uysal, e as Aziz nuk janë ftuar në përfaqësuesen turke për këtë Kampionat Europian.
Për ndryshe, që të dy futbollistët, kanë prejardhje familjare nga Kosova.