CHAMPIONSHIP

Burnley i Aro Muricit rikthehet në Premier League!
8 April, 2023 @8:02
Gjashtë xhiro para fundit të sezonit, Burnley i Aro Muricit e ka siguruar ngjitjen në Premier League!
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mbrëmë fitoi 1-2 ndaj Middlesbrought të Michael Carrick, për ta siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit anglez pas një dominimi total përgjatë gjithë sezonit në Championship.
Portieri i Kosovës ka qenë startues i rregullt përgjatë gjithë sezonit, ndërsa do ta shohim se a do të jetë portier i parë i skuadrës edhe sezonin tjetër në Premier League.