KAPITENI
Cana kërkon opcion tjetër
3 August, 2015 @9:29
Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll nuk ka arritur marrëveshje me ekipin El Jaish nga Katari, përkundër dëshirës së madhe të trajnerit të këtij ekipi, ish lojtarit të Interit, Sabri Lamouchi.
“Cana tani është duke kërkuar ekip tjetër, në Bundesligë ose MLS të SHBA-ve, pasi që ofertat nuk mungojnë,” ka shkruar Corriere dello Sport dje, duke bërë të ditur se njeriu me rekord paraqitje për kombëtaren shqiptare ende është në kërkim të ekipit të ri.
Cana në katër stinorët e fundit ka qenë pjesë e Lazios së Romës.