SHQIP NË BOTË
Grasshoppersi frymon shqip
2 August, 2015 @18:13
Skuadra e Grasshoppersit është këndellur nga humbja e fundit ndaj Baselit duke e mposhtur sot Zurichun me rezultat 2-3.
E veçanta kryesore e kësaj ndeshjeje ishte se që të tre golat e fitores së Grasshoppersit u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Ylli i ri që po shëndrit te kjo skuadër, Shani Tarashaj, ishte realizatori i dy golave të para të Grasshoppersit, derisa 20 vjeçari që vetëm dy javë më parë debutoi në kampionatin zviceran, Florian Kamberi, arriti të shënojë golin vendimtar në minutat e fundit të takimit për të siguruar tre pikë skuadrës së tij.
Në anën tjetër, te Zurichu u paraqitën nga minuta e parë dyshja shqiptare, Armando Sadiku dhe Berat Xhimshiti, por kontributi i tyre mbeti i pamjaftueshëm për fitoren e skuadrës së tyre.
Video
Goli i parë i Tarashajt
Goli i dytë i Tarashajt
Goli i Kamberit