MIQËSORE

Ferronikeli barazon në miqësoren e parë
1 August, 2015 @22:15
Kampioni aktual i Kosovës, Ferronikeli, sot ka zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore.
Ekipi nga Drenasi është përballur me skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga përforcimi i ri i ‘Niklit’, Mevlan Zeka, derisa më pas Fushë Kosova arriti të shënojë dy herë për ta përmbysur rezultatin. Megjithatë deri në përfundim të takimit Ferronikeli arriti të shënojë edhe një herë me anë Valmir Zariqit, për t’u ndarë skuadrat me barazim nga fusha.
Para fillimit të ndeshjes, me një minutë heshtje u përkujtua edhe futbollisti vushtrrias, i cili sot ndërroi jetë, Ilir Menxhiqi.