MEHMEDI

Mehmedi shënon në miqësore
1 August, 2015 @17:46
Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Admir Mehmedi, po tregon paraqitje të mira me skuadrën e tij të re, Bayer Leverkusen.
Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Chievos, 24 vjeç arriti të shënoj golin e parë në ndeshje për skuadrën e tij, duke kontribuar në fitoren 1-3 të Leverkusenit.
Mehmedi është transferuar këtë verë te Bayer Leverkuseni nga skuadra e Freiburgut.