TESTI I PARË

BOROZANI
Liria, testi i parë përballë Ballkanit
1 August, 2015 @12:15
Sot të pranishmit në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren do ta kenë rastin të shohin për herë të parë skuadrën e Lirisë, e cila do të paraqitet me përforcimet e reja dhe trajnerin e ri në ndeshjen e parë përgatitore para stinorit të ri.
Bardhezinjtë të inkuadruar sivjet në Superligë do të përballen me skuadrën nga Suhareka, Ballkani, në ora 18:00.
Ky do të jetë testi i parë i trajnerit Behajdin Gjinali, i cili para pak ditësh u emërtua timonier i skuadrës, ndërsa për herë të parë do ta kenë rastin për ta veshur fanellën e Lirisë edhe përforcimet e reja si uruguajani Aguirre dhe përforcimet vendore Gjeraj, Muhaxhiri, Dylazeka e Zylfallari.