NEROAZZURRI

REUTERS/Arkiv
Jovetic, huazohet me blerje të obligueshme!
31 July, 2015 @19:33
Stevan Jovetic, që kishte kaluar nga Fiorentina te Manchester City, i është rikthyer Serie A-së, por tash në Inter.
Ai është huazuar për 18 muaj nga klubi milanez me blerje obligative pas periudhës së huazimit. Jovetic i ka kushtuar Interit si huazim 2.1 milionë funta, ndërsa pas 18 muajsh Inter do të obligohet që të paguajë edhe 8.5 milionë funta për blerjen e kartonit të tij, ka mësuar Goal.com.
Ish kampioni anglez, Manchester City, do të përfitojë edhe 2 milionë funta tjera nëse Inter arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjatë periudhës së huazimit.
Malaziasi Jovetic nuk ka arritur të sigurojë një vend në ekipin e parë të Cityt gjatë periudhës sa qëndroi aty prej verës së vitit 2013.
Sulmuesi i ri 25 vjeçar i Interit, ka shënuar gjithsej 8 gola për Cityn në dy stinorë të Premier League, derisa për një stinor te Fiorentina shënonte mbi 10 gola mesatarisht.