WBA

Shkon Lambert!
31 July, 2015 @19:07
Vetëm një vjet pasi që kaloi te Liverpool nga Southampton, sulmuesi që mund të thuhet veteran, Rickie Lambert, ka arritur marrëveshje me West Bromwich Albionin.
Transferin e ka zyrtarizuar vetë klubi anglez, duke bërë të ditur se Lambert 33 vjeç ka nënshkruar marrëveshje 2 vjeçari me klubin.
Si pjesë e Southamptonit, Lambert ka qenë makinë e golave duke shënuar 15, përkatësisht 13 gola në Premier League, prej se ky ekip u promovua. E në Liverpool, ai shënoi vetëm 2 herë nga 25 paraqitje.
WBA ka paguar 3 milionë funta për transferin e Lambertit.