SKËNDERBEU

Arapi, tre ndeshje moslojë
31 July, 2015 @14:41
Kartoni i kuq i Renato Arapit, i fituar në ndeshje ndaj Crusaders në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, i ka kushtuar atij me tre ndeshje moslojë, ka bërë të ditur Komisioni Disciplinor i UEFA-së sot.
Kështu, Arapi le që nuk do të mund të luaj në ndeshjen e kthimit ndaj Milsamit në Elbasan Arena, por ai do të mungojë edhe në ndeshjet e Play-Offit të Ligës së Kampionëve, ku Skënderbeu është shumë afër të kualifikohet.
Shto këtu edhe mungesën e Tefik Osmanit, që është i lënduar, Skënderbeu mund të ketë probleme serioze në qendër të mbrojtjes në ndeshjet e radhës.