PAS SKANDALIT

Turpi në “Qemal Stafa” pushton mediat botërore
31 July, 2015 @9:39
Skandalit i mbrëmshëm në “Qemal Stafa” sot po vazhdon të transmetohet nëpër të gjitha mediat rajonale e botërore, derisa ajo që po theksohet më së shumti është parolla “Fundi i ndeshjes do të jetë fundi i jetëve tuaja, ne nuk jemi sllavë, ne jemi shqiptarë”.
Ndeshja Kukësi-Legia ishte ndërprerë pasi që lojtari i Legias, Ondrej Duda, u godit nga një gur që erdhi nga tribunat. Duda ende ka probleme pas goditjes, shkruajnë mediat polake, derisa kroatia Jutarnji List thotë se Kukësi do të përjashtohet nga garat europiane për disa vjet.
Kanë raportuar edhe mediat britanike, si The Guardian, por edhe ato amerikane si ESPN - derisa turpi i ndeshjes së djeshme është bartur edhe jashtë fushe ku para dhe pas ndeshjes ka pasur përleshje tifozërish, shkruajnë mediat tiranase sot.
Video
Hudhja me gurë
Goditja