KUKËS

Mund të mbeten pa kryetarin aktual
31 July, 2015 @15:36
Kreu i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, mund të mos jetë më në këtë detyrë. Ai është ndarë i zhgënjyer nga ajo që u pa mbrëmë në Qemal Stafa dhe ka thënë se do të rishikojë pozitën e tij në klub.
Edhepse e ka cilësuar Vendimin e zyrtarëve të UEFA-së, për ndërprerje të ndeshjes - të rëndë, pasi që mendon se ndeshja do të mund të riniste me zbrazjen e tribunave, Gjici sot i ka thënë Panorama Sportit se do të rishikojë pozitën e tij në klub.
Kukësin e pret një dënim nga UEFA, që pritet të zyrtarizohet këto ditë, ndërsa klubi mund të pësojë rënie.
Vetëm një stinor më parë, Kukësi me Gjicin kryetar kishte arritur sukses të hatashëm duke kaluar tre raunde kualifikuese për të arritur Play-Offin e kësaj gare, ku u eliminuan nga Trabzonspori turk.
Kukësi stinorin e kaluar e përfundoi si nënkampion i Shqipërisë dhe arriti finalen e Kupës.