TRANSFERI

Hysaj në teste mjekësore te Napoli
1 August, 2015 @18:24
Çështja e transferimit të Elseid Hysajt tashmë ka marrë fund. Mbrojtësi i krahut të djathtë i kombëtares shqiptare më në fund është bërë pjesë e skuadrës së Napolit.
Hysaj sot ka kaluar testet mjekësore te skuadra e tij e re, para se të nënshkruaj kontratën zyrtare, që e bënë atë pjesë të napolitanëve për pesë vitet e ardhshme.
Futbollisti kuqezi së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së Empolit.
#Hysaj nel Centro Tecnico di #Castelvolturno, impegnato nelle visite mediche. pic.twitter.com/CrNQ2Q67cO
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 1, 2015