BUNJAKU

Bunjaku siguron një pikë
1 August, 2015 @18:06
Futbollisti i St. Gallenit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka regjistruar golin e tij të parë për sivjet në kampionatin zviceran.
Bunjaku ka shënuar në minutën 56’ të ndeshjes St. Gallen - Young Boys, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Përveç Bunjakut në këtë takim u paraqit edhe i riu Florent Hadergjonaj, i cili u inkuadrua në lojë nga minuta 81’ për skuadrën e Young Boysit.