ZYRTARE

Zhdrella zyrtarisht te Besa
1 August, 2015 @19:07
Njëri prej futbollistëve më të vlefshëm në Kosovë, Mentor Zhdrella, në stinorin e ri do ta bartë fanellën e skuadrës pejane, Besa.
Nënkampionja e Kosovës pak më parë ka njoftuar se është arritur akordi me katër herë futbollistin më të mirë në Kosovë, duke realizuar kështu një goditje të madhe të këtij afati kalimtar.
Prezentimi i Zhdrellës te skuadra e Besës do të bëhet të hënën, ku pritet të mësohen edhe detajet e kontratës.
Zhdella së fundit ka luajtur për skuadrën e Prishtinës.