2 Korriku
Cana kujton 2 Korrikun
2 July, 2015 @17:46
Sot, më 2 korrik, është 25 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, që vlerësohet si një moment historik dhe shumë i rëndësishëm drejt krijimit të shtetit sovran të Kosovës.
Këtë moment historik e ka kujtuar edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Twitter, ka treguar respekt për të gjithë delegatët që kanë qenë pjesë e këtij akti.
Për ndryshe, njëri nga delegatët më 2 korrik ka qenë edhe gjyshi i Lorik Canës, Gani Vula.
02.07.1990 25 years ago, tribute to all the mens and womens present on that historical moment!!!
Të dua gjyshi im ❤️
— Lorik Cana (@lorikcana) July 2, 2015