SQAROHET
Cana në bisedime me disa klube
25 June, 2015 @21:26
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka bërë të ditur se është duke biseduar me shumë ekipe për mundësi transferimi, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është Olympique Marseille.
Njoftimin e ka dhënë vetë Cana, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, të cilën e hapi javë më parë.
Olympique Marseille kishte uruar Canën për llogarinë e tij në Twitter, derisa mediat shqiptare e kishin keqkuptuar atë duke shkruar se është në bisedime me ish ekipin e tij.