NANTES
Cana në listë për ndeshjen e radhës
2 October, 2015 @12:57
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, duket të jetë mirë pas lëndimit që e morri në ndeshjen e mbetur të Ligue 1, që Nantes e fitoi si mysafir i Lille-it.
Cana është përfshirë në listën e lojtarëve të Nantesit që do të udhëtojnë për në Nice nesër, ka bërë të ditur vetë ekipi francez, sipas trajnerit armen Michel Der Zakarian.
Në ekip gjithashtu është edhe mesfushori këmbëshpejtë i kombëtares, Ermir Lenjani.
Ky është lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, pasi që u bë një brengë pas lëndimit që e pësoi ndaj Lille-it për Canën dhe dyshohej nëse do të jetë i gatshëm për ndeshje me Serbinë më 8 tetor në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.