BARCELONA
Enrique: Na duhen përforcime
2 October, 2015 @12:38
Lëndimet e shumta dhe ndalesa e zhvillimit të ndeshjeve për transferet e reja deri në janar, ka bërë që Luis Enrique të kërkojë nga kryesia e klubit të Barcelonës të transferojnë edhe së paku një mesfushor në janar.
Lionel Messi u lëndua, Andres Iniesta pritet që të mungojë, Rafinha mbylli pjesën më të madhe të stinorit. Arda Turan dhe Aleix Vidal - nuk mund të luajnë deri në janar. Ndërsa mundësi e vetme për trajnerin kanë mbetur Sergi Roberto, Munir El Haddadi dhe Sandro Ramirez.
Andriy Yarmolenko raportohet të jetë kërkesa kryesore e Luis Enriques për afatin kalimtar të janarit nga kryesia, ndërsa edhe një emër tjetër nuk e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle e afërt me Barcelonën, Sport.