SHQIP NË BOTË
Çani debutoi te Leeds
8 February, 2015 @18:31
Sulmuesi shtatëgjatë i kombëtares shqiptare, që tashmë nuk është i rregullt në kombëtare, Edgar Çani, ka debutuar për skuadrën e tij të re, Leeds United dje.
Ai është futur në lojë në pesë minutat e fundit të takimit, derisa Leeds ishte duke humbur nga Brentford 0-1, duke mos arritur të ndryshojë diçka më shumë në lojë.
Leeds United gjindet në pozitën e 20-të të Championship dhe ka 32 pikë nga 29 ndeshje të zhvilluara.