SHQIP NË BOTË
Roshi i kthehet golit
8 February, 2015 @16:26
Frankfurti ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit sot dhe për këtë ndër më të merituarit ka qenë krahu i kombëtares shqiptare, Odise Roshi.
Roshi ka shënuar golin e tij të dytë të stinorit për ekipin e Frankfurtit për t’i larguar ata nga zona e rrezikshme e tabelës së Bundesligës 2.
Sulmuesi i Shqipërisë, Edmond Kapllani, ka ngrohur bankën në këtë ndeshje, derisa Roshi pasi kreu punë u largua nga minuta e 66-të e ndeshjes.
Frankfurt pas njëzetë xhirove zë pozitën e 11-të në Bundesliga 2 me 24 pikë të mbledhura.