NË PRITJE
CAS shtyen vendimin përsëri
11 June, 2015 @12:39
Në një njoftim të shkurtër, Gjyqi Arbitrar Sportiv, CAS, ka bërë të ditur se ka shtyer Vendimin final lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri, të ndërpreë në Beograd, për shkak të terrorit ndaj futbollistëve kuqezi në fushë.
Federata e Futbollit të Shqipërisë, ka konfirmuar shtyerjen e Vendimit të CAS-it, derisa kjo është hera e dytë që shtyhet Vendimi pas ankesës së palës shqiptare.
Afati i ardhshëm i lënë nga CAS është 10 korriku, ndërsa i mëparshmi ka qenë 12 qershor. Krejt në fillim, thuhej se më 28-29 maj do të jetë gjithçka e qartë.