KAMERUNASI

Steph Mbia, duke tentuar të ndalë Karim Benzemanë e Real Madridit/ Foto: Real Madrid Official
Fituesi i Europa League, në Trabzon
11 June, 2015 @9:41
Kamerunasi Stephane Mbia është lojtar i ri i Trabzonsporit në Turqi, ka bërë të ditur Foot Espana sot.
Mbia 29 vjeç që fitoi në dy stinorët e kaluar Europa League me Sevillën nuk arriti që të vazhdojë kontratën me ekipin Andaluzian.
Mesfushori 189 cenimetra i gjatë ka arritur marrëveshje me ekipin nga Deti i Zi duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare që i mundëson atij përfitim prej 3 milionë eurove në stinor.