ARIJAN ADEMI
CAS zvogëlon dënimin e Ademit
24 March, 2017 @19:28
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi maqedonase që është pjesë e skuadrës, Dinamo Zagreb, Arijan Ademi, ka marr lajm të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Futbollisti ishte dënuar me katër vjet moslojë për shkak të rezultatit pozitiv në testin e dopingut, ndërsa ky dënim sot është zvogëluar në dy vjet nga ana e CAS.
Dënimi i Ademit kishte filluar të zbatohet nga muaji shtator i vitit 2015, ndërsa pas vendimit të ri nga CAS, do të thotë që futbollisti do të kthehet gjatë tetorit të këtij viti.