PAS FILLIMIT ME HUMBJE
Challandes: “Do ta ndryshoja pjesën e dytë”
29 March, 2021 @8:39
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, përzgjedhësi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë ndër të tjera se do ta ndërronte pjesën e dytë po të kishte mundësi.
Kosova u mposht nga Suedia 0-3, në takimin e parë mes dy vendeve në histori si dhe në përballjen e parë për Kosovën në Grupin B kualifikues për Botërorin Katari 2022.
“Do ta ndryshoja pjesën e dytë. Kemi luajtur dy ndeshje. Pjesa e parë nuk ishte e keqe, kishim disa mundësi. Luajtëm prapa me kurajo dhe shkonte mirë. Kemi pranuar gola të çuditshëm, por edhe patëm rast ndaj kundërshtarit shumë të fortë. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk besonim dhe ekipit iu harxhua zjarri për më shumë,” ka thënë Challandes.