CITY 1-2 CHELSEA

Ziyech feston golin e barazimit. Foto: Reuters
Chelsea shtyen festën e Cityt
8 May, 2021 @20:17
Chelsea ka mposhtur Manchester Cityn si mysafir me rezultatin 1-2 në ndeshjen kryesore të xhiros së 35 në Premier Leaguen e Anglisë.
Golin për Cityn e shënoi Sterlingu në minutën e 44’ pas një gabimi të Christensenit, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë City pati mundësinë ta dyfishojë rezultatin përmes penalltisë, por tentimi i Agueros për panenka nuk piu ujë mbi portierin Mendy.
Chelsea e barazoi rezultatin përmes Ziyechit në minutën e 63’, ndërsa festën e Cityt përfundimisht e shtyu Alonso në minutën e 92’, duke ia pamundësuar të shpallet zyrtarisht kampion që sot. Chelsea poashtu pati dy gola të anuluara për pozitë jashtë loje. Pas kësaj humbjeje, City vazhdon të jetë në vendin e parë me 80 pikë dhe titullin do ta kërkojë si mysafir i Newcastle, ndërsa Chelsea ngjitet në pozitën e 3 me 64 pikë dhe javën tjetër e pret Arsenalin.
Kjo nuk është përballja e fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat këtë stinor, pasi që këto dy skuadra do të ndeshen mes vete për trofeun prestigjoz të Ligës së Kampionëve në finalen e 29 majit në Stamboll.